Biznes

Për herë të parë që prej 2012 iPhone përfaqëson vetëm gjysmën e biznesit të Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Gusht 2019
0
Biznesi i shërbimeve shkoi në 11.46 miliardë dollarë dhe po rritet dita ditës. Shitjet e Mac ishin 5.82 miliardë dollarë ndërsa iPad me 5.02 miliardë dollarë, një rritje krahasuar me 4.6 miliardë dollarë një vit më parë. Për herë të parë që prej 2012 iPhone përfaqëson vetëm gjysmën e biznesit të Apple

Tre ditë më parë Apple raportoi financat për tre mujorin e radhës të 2019-ës duke fituar 53.8 miliardë dollarë të ardhura dhe fitime prej 2.18 dollarë për aksion.

Edhe pse të ardhurat totale u rritën me 1% krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e iPhone u tkurrën në 25.99 miliardë dollarë nga 29.47 miliardë dollarë një vit më parë.

Kjo do të thotë se iPhone për herë të parë gjeneron më pak se gjysmën e të ardhurave të Apple që prej 2012.

Biznesi i shërbimeve shkoi në 11.46 miliardë dollarë dhe po rritet dita ditës. Shitjet e Mac ishin 5.82 miliardë dollarë ndërsa iPad me 5.02 miliardë dollarë, një rritje krahasuar me 4.6 miliardë dollarë një vit më parë.

Në fakt analistët kishin parashikuar që iPhone të gjeneronte 26.5 miliardë dollarë. Tre mujori i ardhshëm financiar do të tërheqë më shumë vëmendje me mbërrijnë e linjës së re të iPhone dhe dy shërbimeve të reja Apple TV dhe Apple Arcade. Kompania parashikon të ardhura mes 61 deri në 64 miliardë dollarë për tre muajt në vijim.

Gjithashtu kompania sapo zyrtarizoi blerjen e biznesit të modemeve 5G të Intel çka do ti sjellë kompanisë 2,200 punonjës shtesë. Kjo lëvizje do ta ndihmojë kompaninë të jetë më pak e varur në teknologji të jashtme për prodhimin e iPhone dhe iPad. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Meteorologët të shqetësuar për 5G-në

Lajmet e fundit>