Analiza

Për ku është drejtuar vlera e Bitcoin?

Oct 1 2018
0 Shpërndarje
Më 27 Shtator çmimi i Bitcoin pritej të shkonte në 7,000 dollarë kur ju afrua kufirit prej 6,800. Për ku është drejtuar vlera e Bitcoin?

Në 24 orët e fundit çmimi i një bitcoin duket se është stabilizuar në mesin e 6,000 dollarëve.

Monedha synoi të kalonte mbi 7,000 dollarë duke qëndruar në nivelin e rezistencës prej 6,800 por nuk ja arriti dot për të rënë në 6,550 dollarë.

Edhe monedhat e tjera kriptografike të mëdha si Ethereum, Ripple dhe EO kanë regjistruar humbje të ndjeshme mes 3 deri në 5% më 1 Tetor.

Por shumë ekspertë dhe analistë të komunitetit kriptografikë janë shprehur optimistë,

Më 27 Shtator çmimi i Bitcoin pritej të shkonte në 7,000 dollarë kur ju afrua kufirit prej 6,800.

Për ku është drejtuar Bitcoin?

Monedha kriptografike më popullore në botë duhet të demonstrojë një periudhë tre mujori stabiliteti nëse mund të presim një trend pozitiv.

Analistët e krahasojnë këtë periudhë që po kalon Bitcoin me tre muajt e mesit të 2016-ës që ruan në një rritje të paprecedent.

Ata thonë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me tre mujorin e fundit të 2018-ës.

Në një periudhë afat shkurtër në ditët në vijim, trendi i çmimit të Bitcoin mbetet i paqartë.

Kjo sepse monedhës i duhet të rrisë vulimin me mëse 20% për të pasur një lëvizje të qëndrueshme pozitive në vlerë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>