Lajmet

Për një të ardhme të bukur në kërkim të një fëmijërie të lumtur

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shtator 2021
Për një të ardhme të bukur në kërkim të një fëmijërie të lumtur
Sfidat me të cilat përballet një fshat i vogël e izoluar i Kurbinit janë të shumta, e një prej sfidave është ajo e cila ka trazuar gjithnjë shoqëri të tëra: një e ardhme e bukur, një fëmijëri e lumtur. Një njoftim nga shkolla se një aktivitet mbështeste zhvillimin e ideve në ndihmë të komunitetit solli bashkë 5 të rinj të cilët po kërkonin të vinin në jetë një projekt.
Shqetësimi më i madh i tyre ishte mirëqenia e komunitetit të tyre. Përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i teknologjisë ndikon negativisht tek fëmijët. Të mbyllur në shtëpi pas një ekrani, përveç ndikimit negativ në shëndet, socializimi i tyre vihet në pikëpyetje. “Krijimi i një këndi lojërash për argëtimin e fëmijëve ishte ajo çfarë komuniteti ynë kishte nevojë për të parandaluar disa pasoja që kishin filluar të shfaqeshin,” thotë Melisa nga grupi Happy Children. Të gjendur përballë një sfide e evidentuar nga fëmijët dhe prindërit e komunitetit ku ata jetojnë, Melisa, Aureli, Mario dhe Klevi krijuan grupin “Happy Children”. Ata menduan se mund t’ia arrijnë qëllimit duke ndërtuar një kënd lojërash ku ambienti do të sigurohej nga kisha e “Nënë Tereza” me disa mjete argëtimi si lisharëse, kosha basketbolli, paralele.
Nëse do vihej në jetë nuk do i shërbente vetëm fëmijëve të një fshati por edhe fshatit tjetër në të cilën këta fëmijë shkonin në shkollë,” thotë Melisa. Gjatë tre ditëve të UPSHIFT, të rinjtë e Happy Children punuan së bashku me mentorin për zhvillimin e mëtejshëm të projektit. “Me pjesëmarrjen e tonë në UPSHIFT nuk mësuam thjeshtë krijimin e një parku, por shumë më tepër.” Me tu shpallur fitues nisi puna për krijimin e këndit të lojërave me mbështetjen UPSHIFT, kishës dhe komunitetit lokal.
LEXO EDHE:  Google Workspace bëhet falas për të gjithë përdoruesit
Pjesa më e bukur dhe më e lumtur nga UPSHIFT ishte kur dëgjuam Happy Children si emrin e një prej grupeve fituese,” tha Melisa. Ambienti ku do të vendosej parku i lojërave kishte nevojë për rregullim. Të gjithë prindërit e fëmijëve ofruan ndihmën e tyre për rregullimin e sistemit të hapësirës.
Me krijimin e këndit të lojërave, fëmijët e fshatit Gallatë të Kurbinit do të shkëputen nga rutina e përditshme. Grupi Happy Children shpreson se iniciativa e tyre dhe pjesëmarrja në UPSHIFT do të shërbejë si ndërgjegjësim edhe për të rinjtë të tjerë të marrin nisma të ngjashme lidhur me mirëqenien e fshatit. UPSHIFT Edicioni i Lezhës u organizuar në data 12-13-14 Korrik. Aplikuan 35 grupe dhe total prej 150 rinjsh ndërsa 10 ekipe dhe 50 të rinj morën pjesë.
I zbatuar në 33 vende të botës, UPSHIFT erdhi në Shqipëri falë një bashkëpunimi të ngushtë mes UNICEF dhe ICTSlab. Projektet fituese do të financoheshin deri në 1,300 euro mundësuar nga SDG Fund dhe mbështetjes së qeverisë Holandeze. UPSHIFT synon të zgjojë tek të rinjtë, veçanërisht të rinjtë e disavantazhuar, besimin se kanë potencialin të bëhen një forcë pozitive për ndryshim social dhe ekonomik.