Harduer

Për sa memorie RAM keni në të vërtetë nevojë?

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Qershor 2020
0
Për sa memorie RAM keni në të vërtetë nevojë?

Mbase jeni të vetëdijshëm për rëndësinë që memoria RAM ka për kompjuterin por keni pyetur ndonjëherë se për sa RAM keni realisht nevojë?

Le të shohim sesi të kontrolloni sasinë e disponueshme të memories RAM, sa RAM kanë nevojë lloje të ndryshme përdoruesish dhe disa këshilla nëse keni nevojë për më shumë memorie RAM.

Çfarë është RAM?

Përpara se të fillojmë të shohim sesa RAM keni nevojë, së pari duhet të rikujtojmë çfarë është RAM nëse rast se nuk jeni të familjarizuar me të.

RAM, ose “random access memory” është një lloj memorie afatshkurtër për kompjuterin tuaj. Është hapësira ku sistemi operativ mban proceset e programeve aktive që keni të hapura. Kur fikni kompjuterin, kjo hapësirë pastrohet.

Duke duke qenë se RAM është memorie e shpejtë, ju mund të kaloni nga një program aktiv tek një tjetër. Është shumë më efikas hapja e programeve përmes RAM sesi duke i marrë ato nga memoria e brendshme.

Sa RAM kam të instaluar?

Tani do të shohim sesa memorie RAM keni në sistem në mënyrë që të kuptoni sesa keni nevojë.

Në Windows 10 shkoni në Settings > System > About. Nën opsionin Device Specification, do të shikoni një linjë Installed RAM. Nëse keni sistem operativ 32-bit ju nuk mund të përdorni më tepër sesa 4GB RAM edhe nëse keni më shumë të instaluar. Duhet të keni një version 64-bit të Windows për të përdor më shumë.

Në macOS hapni menunë Apple në cepin e majtë lart dhe zgjidhni opsionin About this Mac. Në tabin Overview do të shikoni linjën Memory që tregon sesa RAM keni të instaluar.

LEXO EDHE:  A e dëmton kompjuterin ndërprerja e papritur e energjisë elektrike?

Nëse përdorni Linux mund të vendosni një komandë në Terminal për të parë memorien RAM e cila tregohet në kilobajt. Për ta parë në gigabajt ose megabajt vendosni komandën free -h.

Sa memorie RAM më nevojitet?

Tashmë që e dini sesa memorie RAM ka kompjuteri juaj le të shohim disa raste të zakonshme të përdorimit të memories për të përcaktuar sesa keni nevojë në rastin tuaj.

2GB ose më pak: E pamjaftueshme

Vështirë të gjeni ose blini një kompjuter modern me vetëm 2GB RAM. Me këtë sasi memorie mund të kryeni punë bazike si të shfletoni dhe çdo gjë përtej saj do të shkaktojë ngadalësime të mëdha.

Shumica e smartfonëve edhe ato me kosto të ulët kanë më shumë sesa 2GB RAM. Duhet të shmangni me çdo kush blerjen e një kompjuteri me 2GB RAM e nëse kompjuteri juaj ka kaq atëherë duhet të rrisni kapacitetin ose të blini kompjuter më të mirë.

4GB RAM: Mjaftueshëm për përdorim bazik

Për një periudhe kohe, 4GB RAM është konsideruar standardi për shumicën e kompjuterëve. Ndërsa kjo normë po shkon drejt 8GB ndërsa ende do të gjeni laptopë buxhetorë me 4GB RAM. Por sa vlejnë 4GB RAM?

4GB RAM janë mjaftueshëm për detyra bazike si shfletim në ueb, punim në word ose excel apo për të dërguar e-mail-e. Nuk është mjaftueshëm për shumicën e video lojërave moderne dhe do të vuani nëse hapni shumë tabe në Chrome apo disa programe njëherazi.

8GB RAM: Standardi i ri

Shumica e kompjuterëve të rangut të mesëm vinë me 8GB RAM. Përshembull laptopët Apple MacBook kanë të paktën 8GB RAM.

LEXO EDHE:  Memoria e re e Samsung për smartfonët është një arritje teknologjike

8GB është mjaftueshëm sa për të punuar me disa programe njëherazi pa vënë re ngadalësime e madje mjafton edhe për video lojërat. Për të edituar video 4K do të duhen më tepër apo për të transmetuar në Twitch. Nëse nuk jeni përdorues i rëndë i kompjuteri atëherë 8GB janë të mjaftueshme për ju.

16GB RAM: Për përdoruesit e fuqishëm

16GB RAM është nëse përdorni kompjuterin për detyra të rënda si dizajn, zhvillim softueri, editim video, lojërat moderne intensive.

Megjithatë është e tepërt nëse nuk hyni në këtë kategori përdoruesish. Ata që hapni pak tabe shfletuesi dhe nuk luajnë video lojëra apo punojnë me skedarë të mëdhenj media atëherë një memorie RAM e këtij kapaciteti është shpërdorim.

32GB RAM: Vetëm për entuziastët

Një sasi e tillë memorie RAM është për ekstremistët. Nëse editoni video 4K normalisht që keni nevojë për shumë memorie RAM. Për pjesën më të madhe të përdoruesve një sasi e tillë është e panevojshme dhe do ju sugjeronim të investoni në komponentë të tjerë.

Shumica e video lojërave nuk kanë nevojë për 32GB RAM.

Sa memorie RAM keni nevojë?

Kemi parë sesi të kontrolloni memorien RAM të instaluar, sa RAM keni nevojë për detyra të ndryshme dhe sesi ta shfrytëzoni siç duhet. Në përfundim ne sugjerojmë 8GB RAM për shumicën e përdoruesve dhe 16GB RAM nëse jeni përdorues i rëndë i shumë programeve.

Për fat të mirë rritja kapaciteti RAM është e lehtë dhe e mundur për pjesën më të madhe të kompjuterëve. Thjeshtë tregohuni të kujdeshëm kur zgjidhni memorien RAM nëse është i përshtatshëm për harduerin e kompjuterit që keni. /PCWorld Albanian