Lajmet

Për të dytën herë Microsoft Security Essentials nuk kalon testin e sigurisë

Publikuar , 18 Janar 2013
0
Për të dytën herë Microsoft Security Essentials nuk kalon testin e sigurisë

Microsoft Security EssentialsPër të dytën herë rradhazi, Microsoft Security Essentials (MSE) nuk e mori certifikatën nga laboratori i pavarur gjerman për testimin e softuerëve antivirus AV-Test. Certifikata e cila konfirmon efikasitetin e antivirusit i iku edhe një prodhimit tjetër të Microsoft-it, Forefront Endpoint Protection.

AV-Test publikon rezultatet e testeve të tyre çdo dy muaj, ndërsa testet kryhen në laboratorët në Magdeburg dhe Leipzig.

Përveç Microsoft Security Essentials, në testimin e fundit i cili u publikua gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2012, nuk festuan as PC Tools Internet Security 2012 dhe AhnLab Internet Security 8.0 të cilët po ashtu nuk morën certifikatën.

Rezultatet e këqija të softuerit antivirus të Microsoft-it ndoshta nuk do të kishin tërhequr kaq shumë vëmendje mediale, po të mos ishte fjala për softuerin i cili është më i popullarizuari në Amerikën Veriore, por është shumë i përdorur edhe në pjesën tjetër të botës.

Në testet e fundit Microsoft-it i mungoi një pikë për ta marrë certifikatën, që është rezultat më i dobët në krahasim me testimin e kaluar kur MSE humbi certifikatën për vetëm gjysmë pike.

Nga Microsoft-i, duke reaguar në lajmin për notat e këqija që mori softueri i tyre antivirus, premtuan se do t’i përmirësojnë produktet e veta.

Megjithatë, edhe kësaj radhe pati kundërshtime rreth testimit. Prodhuesit e antiviruseve shpesh kontestojnë këto lloj testime duke cituar si arsye kushtet në të cilat prodhimet e tyre testohen, por edhe duke kritikuar parametrat e testimit.

Microsoft Security Essentials.Këtë gjë kësaj radhe e bëri Joe Blackbird, menaxher i programit në qendrën për mbrojtje nga maluerët (Malware Protection Center) në Microsoft. Ai tha se për Microsoft-in prioritet është mbrojtja nga kërcënimet e përhapura.

Nga ana tjetër, shumë maluerë të cilët i përdorë AV-Test asnjëherë nuk janë gjendur në miliona sisteme të Microsoft-it.

LEXO EDHE:  Investimi i ri i Bill Gates nuk është në teknologji

Microsoft ka gjetur vetëm 72 nga 100 maluer të quajtur O-day, por Blackbird thotë se të dhënat e Microsoft-it nga miliona sisteme nga mbarë bota tregojnë se 99,997% përdorues të Microsoft-it asnjëherë nuk janë ndeshur me maluer O-day të cilët janë përdorur në këto testime. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>