Analiza

Për tre muaj 110 mijë konsumatorë të rinj

Publikuar , 28 Tetor 2009
0
Për tre muaj 110 mijë konsumatorë të rinj

Në bazë të të dhënave të publikuara sot nga Vala, numri i saktë i konsumatorëve aktiv ka arritur në shifrën prej 955.210.

Shtimi i numrit të konsumatorëve ndikon direkt fillimisht në rritjen e të hyrave të korporatës, në veçanti, por edhe në ngritjen e vlerës së saj, në përgjithësi.

Shefi ekzekutiv i PTK-së është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me punën të cilën e kanë bërë ekipet e PTK-së në ngritjen e numrit të konsumatorëve, por edhe në përgatitjen e produkteve dhe shërbimeve sipas kërkesës së konsumatorëve.

“Orientimi im që prej marrjes së detyrës si Kryshefit Ekzekutiv ka qenë konsumatori dhe këtë objektiv ne jemi duke e realizuar, ngase çdo javë po dalim me produkte të reja të cilat po kërkohen nga konsumatorët. Unë me tërë qenien time profesionale jam duke u angazhuar që të përmbushim kërkesat e konsumatorëve, kjo është për faktin se këto veprime tashmë po ndikojnë në rritjen e numrit të konsumatorëve e që përfundimisht kjo ndikon në rritjen e të hyrave”, është shprehur dr.Haxha.

Nëse vazhdon ky ritëm i rritjes së numrit të konsumatorëve atëherë shumë shpejtë Vala edhe zyrtarisht do të numërojë konsumatorin e një miliontë aktiv.

Më parë gjithashtu kjo kompani ka realizuar investime, përmes të cilave janë rritur kapacitetet për deri në 1 milion e 200 mijë konsumatorë.

“Me investimet që kemi nisur dhe ato që tashmë kemi përfunduar në VALA ne do të jemi në gjendje që përvec produkteve dhe shërbimeve të reja të cilat po iu ofrojmë konsumatorëve, ne do të jemi në gjendje që këto shërbime t’iu ofrojmë me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar për festën e Fitër Bajramit ku për herë të parë në historinë e saj VALA ka funksionuar pa asnjë problem” ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i PTK dr.Shyqyri Haxha.

LEXO EDHE:  A keni nevojë për një antivirus në Android? Po iPhone?

Vala ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të dalë me produkte të reja, të cilat sipas tyre do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend dhe me çmime shumë të volitshme.

Lajmet e fundit>