Lajmet

Për vetëm një vit, Zynga ka humbur pothuajse gjysmën e përdoruesve aktivë ditorë

Publikuar , 24 Prill 2014
0
Për vetëm një vit, Zynga ka humbur pothuajse gjysmën e përdoruesve aktivë ditorë

zynga.pincus-640x425Zynga ka nevojë për lajme të mira dhe atë pas një kohe të shkurtër: gjatë të martës kur publikoi të dhënat për fitimet e arritura gjatë tremujorit, kompania raportoi që numri i përdoruesve të vet aktivë ditor është rritur nga 27 milionë sa ishte në fund të vitit 2013 në 28 milionë në tremujorin e parë të vitit 2014.

Por kur kompania e krahasoi tremujorin e parë të vitit 2013, Zynga kishte 53 miilionë lojtarë aktivë ditorë – që nënkupton që kompania ka humbur pothuajse gjysmën e lojtarëve më aktiv brenda një viti.

Vetëm pak muaj pasi Zynga shpenzoi 527 milionë dollarë në NaturalMotion, që është zhvillues i lojës Clumsy Ninja, kompania e lojërave sociale lajmëroi po ashtu që ka përfunduar tremujorin e parë me më tepër se 61 milionë dollarë humbje. Në këtë kohë vitin e kaluar, kompania kishte fituar 4.1 milionë dollarë. Ende, shefi ekzekutiv i kompanisë përpiqet që ta ulë humbjen.

“Në tremujorin e parë skuadrat tona ofruan një fillim të qëndrueshëm për vitin përballë kornizës sonë strategjike të rritjes dhe fuqizimit të degëve tona, duke krijuar kryetituj të rinj dhe duke ofruar efikasitet. Ne kemi përgatitur një bazë të fuqishme për 2014-tën dhe besojmë që jemi duke shkuar mirë për një vit me rritje,” tha Don Mattric, që është CEO i Zynga-s, në një deklaratë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  YouTube është përdorur nga një komunitet i fshehtë pedofilie

Tags >

Zynga
Lajmet e fundit>