Lajmet

Përditësim i fundit i Windows 10-ës dhimbje koke për përdoruesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shtator 2019
0
Tashmë me paralajmërimet e reja, përditësimet e fundit të Microsoft në Windows 10 mund të jenë më të këqijat dërguar ndonjëherë. Përditësim i fundit i Windows 10-ës dhimbje koke për përdoruesit

Microsoft ka një problem me cilësinë e përditësimeve. Aktualisht ato kanë provuar të jenë një fushë e minuar ku disa përditësime po shkaktojnë më shumë probleme sesa po rregullojnë.

Tashmë me paralajmërimet e reja, përditësimet e fundit të Microsoft në Windows 10 mund të jenë më të këqijat dërguar ndonjëherë.

Përditësimi i Shtatorit KB4515384 është shndërruar në një kërcënim. Lançuar për të adresuar raportimet për përdorim të lartë të procesorit, mësohet të ketë dëmtuar Menunë Start, Qendrën e Aksionit, lidhjet USB dhe ka shkaktuar probleme me audion.

Së fundit ka filluar të shfaqin probleme adapterët e rrjeteve të cilët kanë ndaluar së funksionuari. Më të prekurit janë ata që kanë procesorë Intel dhe borde ASUS, MSI dhe Gigabyte. Lidhjet Wi-Fi dhe Ethernet janë prekur më së shumti.

Riinstalimi i driverave nuk zgjidh problemin vetëm heqja e përditësimit përmes panelit “Programs & Software.”

Microsoft ka konfirmuar ekzistencën e problemeve në Windows 10 1903 por thotë se është e kufizuar vetëm në pajisjet NEC. Shpresat mbeten që Microsoft të dërgojë një përditësim së shpejti edhe pse vazhdon të detyrojë përdoruesit të kalojnë në Windows 10 1903. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chrome do të lejojë luajtjen e videove të YouTube me butonët e tastierave dhe monitorëve

Lajmet e fundit>