Lajmet

Përditësimet mujore të sigurisë në Android: Për HTC-në janë të pamundura

Publikuar , 05 Tetor 2015
0
Përditësimet mujore të sigurisë në Android: Për HTC-në janë të pamundura

HTC-logo-miscVetëm disa javë pasi Google, Samsung dhe LG kanë deklaruar se do të nxjerrin çdo muaj përdirësime të sigurisë për pajisjet e tyre Android, HTC është shprehur se kompania nuk mund të premtojë të njëjtë gjë sepse për të është e parealizueshme.

Në një postim në Twitter, Presidenti i kompanisë HTC Jason Mackenzie është shprehur se kompania Taivaneze do të nxjerr vazhdimisht përditësime, por nuk mund të garantojë përditësime çdo muaj pasi nuk është e mundur dhe gjithashtu kërkon miratim nga shpërndarësit.

Ndërkaq duhet të kuptojmë së ky premtim vjen nga kompanitë Google, Samsung dhe LG në të njëjtën kohë me shfaqen e kërcënimit të sigurisë Stagefright i cili preku të gjitha versionet Android nga Froyo gjer tek Lollipop dhe Marshmallow. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni blockchain i HTC tashmë mund të blihet me para prej letre

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>