Lajmet

Përditësimet në Windows 10 janë shndërruar në makth përdoruesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Mars 2019
0
Përdoruesit janë irrituar. Përditësimet në Windows 10 janë shndërruar në një makth për përdoruesit të cilët kanë frikë të klikojnë butonin “Check Updates.” Përditësimet në Windows 10 janë shndërruar në makth përdoruesit

Përditësimet po shndërrohen në një problem për Microsoft në Windows 10 dhe i radhës nuk i ka shpëtuar përshtypjeve negative që janë krijuar rreth tyre.

Përditësimi i fundit, KB4482887, ka dëmtuar performancën e lojërave në platformë për kartat grafike Nvidia dhe AMD.

Microsoft ka konfirmuar problemin dhe dërguar një paralajmërim për përditësimin.

Pas instalimit të KB4482887, përdoruesit mund të vërejnë degradim të performancës së grafikave dhe mausit në lojërat desktop si Destiny 2,” shpjegoi Microsoft ndërsa konfirmoi se po punon në një zgjidhje.

Përdoruesit janë irrituar. Përditësimet në Windows 10 janë shndërruar në një makth për përdoruesit të cilët kanë frikë të klikojnë butonin “Check Updates.”

Microsoft ka krijuar një imazh të keq me përditësimet në Windows 10. Edhe avokatët më të mëdhenj të sistemit operativ tashmë pranojnë se Windows 10 ka një problem me cilësinë e softuerit. Në Janar, në Prill, në Tetor dhe Nëntor të vitit të kaluar kompania ka shkaktuar jo pak probleme.

Ky vit nisi me muajin Shkurt dhe tashmë edhe muajin Mars. Përditësimet janë padyshim jetike për sigurinë dhe stabilitetin e Windows 10-ës. Por Microsoft duhet të punojë më shumë në qëndrueshmëri nëse ka në plan të vijojë me detyrimin e përdoruesve të pranojnë përditësimet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft i afrohet debutimit të "Spring Creators Update" me ndërtimin e ri 17133 të Windows 10-ës

Lajmet e fundit>