Lajmet

Përditësimi 3.0 i Genshin Impact vjen më 24 Gusht

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Gusht 2022
Collie, një prej karaktereve të reja, mund të fitohet falas përmes evenimentit Graven Innocence. Përditësimi 3.0 i Genshin Impact vjen më 24 Gusht

Përditësimi 3.0 i shumëpritur i Genshin Impact do të debutojë më 24 Gusht bëri të ditur studioja Hoyoverse. përditësimi do të sjellë një rajon të ri shkretëtire si dhe disa karaktere të reja përfshirë luftarë me 5 yje për të grumbulluar.

Collie, një prej karaktereve të reja, mund të fitohet falas përmes evenimentit Graven Innocence.

Hoyoverse publikoi edhe një trailer të lojës. Studioja gjithashtu tha se tre përditësimet e ardhshme të lojës do të vinë çdo 5 javë. Si rezultat mund të prisni ti luani më 28 Shtator, 2 Nëntor dhe 7 Dhjetor respektivisht.

Përditësimi më i fundi i lojës mbërriti më 13 Korrik.

Përmbajtjet e reja të Genshin Impact janë një prej disa projekteve që ka planifikuar Hoyoverse. Në fillim të vitit, studioja njoftoi Zenless Zone Zero dhe Honkai: Star Rail.

Asnjë prej lojërave nuk ka debutuar ende por Hoyoverse filloi testimin beta në Gusht. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dell prezanton një XPS 13 më të hollë dhe një hibrid 2n1