Harduer

Përditësimi i Google Glass përmirëson jetëgjatësinë e baterisë dhe largon video thirrjet

Publikuar , 15 Prill 2014
0
Përditësimi i Google Glass përmirëson jetëgjatësinë e baterisë dhe largon video thirrjet

googleglassGjatë ditës së martë, vetëm për një ditë, çdokush në SHBA do të jetë në gjendje që të blejë Google Glass. Derisa palët e interesuara më parë zakonisht duhej të regjistroheshin në një listë të pritjes ose të referohen nga një shok, kompania po bën një furnizim të kufizuar të produktit të vet që mund të vishet i cili e ka çmimin 1,500 dollarë.

Përpara shitjes, Google ka treguar hollësi për raundin e ardhshëm të përditësimeve për pajisjen që priten të lëshohen më vonë gjatë kësaj jave, duke përfshirë mbështetjen për versionin Kit Kat të Android-it, jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë dhe largimin e mundësisë për të kryer video thirrjeve.

Google thotë që ka qenë duke punuar në një “përditësim të dukshëm” softuerik për këto syze. Pajisja tani përdor versionin më të fundit të sistemit operativ Andorid, Kit Kat, duke nënkuptuar që zhvilluesit mund të përdorin SDK-në më të fundit për Android për të zhvilluar aplikacione për Glassware përveç platformës së lëshuar së fundi për zhvillim të Glass-it. Google thotë që përditësimi sjell po ashtu më tepër besueshmëri dhe jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë.

Përditësimet e tjera përfshijnë largimin e video thirrjeve. Google thotë që ka vendosur ta sjell veçorinë pasi ka vendosur që video thirrjet nuk janë në standardet më të larta, po ka planifikuar që ta rikthejë këtë veçori kur “përvoja të jetë më e mirë”. Kompania nuk tha se kur duhet të jetë, por sugjeroi që komuniteti i zhvilluesve të Glassware tashmë ishin duke punuar në shërbimet e tjera për transmetim të videove. Google sugjeroi që largimi i përkohshëm i veçorisë nuk do të jetë gjë tepër pikëlluese, sepse më pak se 10 për qind e personave që kanë Google Glass i kanë përdorur video thirrjet.

LEXO EDHE:  Mate 30 nuk mund të instalojë as manualisht aplikacionet e Google

Përditësime të ngjashme përfshijnë replikat e reja për fotografi në Google Hangout, mënyra më të lehta për të dërguar reagime dhe sortimi i komandave të zërit për t’iu dhënë përparësi komandave që i jepen më së shpeshti Glass-it. Për më tepër hollësi rreth ndryshimeve të tjera që do të bëhen në Glass me këtë përditësim “madhor”, Google i tregon përdoruesve për Komunitetin e Hulumtuesve të Glass-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>