Softuer

Përditësimi i iOS 5 do të jetë shumë i rëndësishëm

Publikuar , 29 Tetor 2011
0
Përditësimi i iOS 5 do të jetë shumë i rëndësishëm

Gjersa përditësimi është pranuar mirë, iOS 5 në fakt paraqet një trancizion të mirë drejt përmirësimit të arnimeve dhe telasheve. Pronarët e pajisjeve të reja dhe të vjetra patën filluar të përjetojnë çështje problematike qysh prej momentit kur u bë përmirësimi nga iOS 4.3.5 dhe në versione më të vjetra, në versionin më të ri. 

Ndoshta çështja më e rëndësishme është jetëgjatësia e baterisë. Konsumatorët që blejnë iPhone 4S kanë përjetuar larg prej asaj që pritet prej një baterie ideale, duke përjetuar më pak se një ditë energji në pajisjen e tyre – dhe me shumë raportime se ka dallime drastike mes iPhone 4. Gjersa Apple doli shpejt për të shtuar se njësia ka deri në 100 orë StandbyTime krahasuar me iPhone 4, dukej se një lëshim në softuerik shkaktonte shpenzimin e shpejtë të baterisë, jo vetëm në iPhone 4S por edhe në të gjitha pajisjet që kishin iOS 5.

Arnimet e përkohshme janë dalë në skenë edhe për lëshimet që ndërlidhen me mënyrën sesi iOS 5 interpreton të dhënat e lokacionit për të bërë përditësime në mënyrë automatike të kohës së pajisjes së përdoruesit të ndërlidhur me pozicionin e tij në botë. Duke ndezur funksionin automatik thuhej se përmirësohej çështja por prodhoheshin më pak rezultate të mira.

Telashe tjera që janë vërejtur: 

  • Kur është mbushur bateria, pajisja shkon në 98% dhe thotë se është mbushur në tërësi
  • Aplikacionet bllokohen shpesh 
  • Probleme me thirrje
  • Refuzim të shfaqjes së tastierës
  • Telashe me mungesë lajmërimesh
  • Çështje problematike më të dhënat në rrjetin e Sprint

Apple më pas ka kontaktuar edhe konsumatorët për t’i njoftuar sesi të bëhen arnimet dhe si të rregullohen telashet. Megjithatë me shpalosjen e iOS 5, përdoruesit do të jenë në gjendje të bëjnë përditësimin në mënyrë direkte në pajisjen e tyre, së paku gjersa ata kanë një lidhje stabile të internetit për të shkarkuar përditësimin dhe gjithashtu të kenë jetëgjatësi të mjaftueshme të baterisë për të rregulluar procesin. 

LEXO EDHE:  Qeveria e Koresë së Jugut lë Windows për Linuxin

iPhone 4S është dalë në shitje në 22 shtete të reja gjatë ditës së djeshme, duke rritur numrin  e përdoruesve që mund të vuajnë nga jetëgjatësia e dobët e baterisë dhe nga telashet tjera, dhe në fakt këto gjëra mund të nënkuptojnë lajme të mira për konkurrencën. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>