Lajmet

Përditësimi i madh i Cyberpunk 2077 shtyhet në muajin Mars

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Shkurt 2021
Përditësimi 1.2 do të mbërrijë në gjysmën e dytë të muajit Mars. Vetë kompania tha se arsyeja e kësaj shtyrjeje është sulmi kibernetik ndaj infrastrukturës IT të Cyberpunk. Përditësimi i madh i Cyberpunk 2077 shtyhet në muajin Mars

Përditësimi i madh i radhës në Cyberpunk 2077 do të shtyhet tha zhvilluesit i lojës CD Projekt Red i cili pak javë më parë ra pre e një sulmi kibernetik.

Përditësimi 1.2 do të mbërrijë në gjysmën e dytë të muajit Mars. Vetë kompania tha se arsyeja e kësaj shtyrjeje është sulmi kibernetik ndaj infrastrukturës IT të Cyberpunk.

Sulmi me ransomware ka mjaftuar për të shkaktuar probleme në CDPR dhe preku kodin burimor të lojës por edhe detajet personale të punonjësve. Sipas Bloomberg sulmi madje kishte bërë të pamundur për disa punonjës të kryejnë punën e tyre.

Cyberpunk 2077 ishte përplot probleme kur debutoi dhe detyroi kompanisë si Sony për ta larguar nga PlayStation Store. CD Projekt Red tashmë ka lëshuar disa përditësime dhe adresuar disa prej tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbi 1 milionë lojtarë luajtën Cyberpunk 2077 në të njëjtën kohë