Lajmet

Përditësimi i madh i radhës në Windows 10 do të jetë në të vërtetë i vogël

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Lajmi i mirë është se instalimi i këtij përditësimi do të bëhet sikur të ishin përditësimet mujore që Microsoft dërgon. Si rezultat ato nuk pritet të shkaktojnë ndonjë çrregullim në axhendën e përdoruesve gjatë instalimit. Përditësimi i madh i radhës në Windows 10 do të jetë në të vërtetë i vogël

Shpresojmë tu kenë pëlqyer funksionet dhe të rejat e Përditësimit të Majit 2019 të Windows 10-ës sepse do të kalojë kohë pa provuar gjëra të reja.

Microsoft gjatë një viti dërgon dy përditësime madhore në Windows 10 dhe këtë e bën që prej 2017-ës ndërsa tashmë konfirmoi se përditësimi i dytë për 2019-ën, 19H2, do të sjellë vetëm përmirësime të performancës, funksione për sipërmarrjet dhe përmirësime të cilësisë.

Lajmi i mirë është se instalimi i këtij përditësimi do të bëhet sikur të ishin përditësimet mujore që Microsoft dërgon. Si rezultat ato nuk pritet të shkaktojnë ndonjë çrregullim në axhendën e përdoruesve gjatë instalimit.

Testuesit beta në programin Windows 10 Insider në “Unazën e Ngadaltë – Slow Ring” do të marrin nga dita e sotme versionet e para eksperimentale 19H2 po pa ndryshime vizuale. Përditësimi duhet të finalizohet deri në muajin Shtator dhe të ofrohet për të gjithë përdoruesit.

Mbetet për tu parë nëse ky përditësim do të sjellë të ardhmen e “përditësimeve të shpejta” të premtuara nga Microsoft. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 ka një surprizë të keqe për miliona përdorues

Lajmet e fundit>