Lajmet

Përditësimi i Netflix shton mbështetjen për Android Wear

Dec 18 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi i Netflix shton mbështetjen për Android Wear

netflix-android-wear-630x160Netflix aplikoi një përditësim të ri për aplikacionin e tij për Android këtë javë, ku përfshihet mbështetja për Android Wear. Përditësimi sjell gjithashtu disa karakteristika të reja si rekomandime sociale dhe njoftime të zgjeruara. Po ju tregojmë se si Netflix do të funksionojë në kyçin tuaj…

Kur një shok ju rekomandon një film, ai do të shfaqet në formën e një njoftimi në ekranin e orës tuaj. Që aty do t’ju shfaqen dhe disa opsione të tjera. Ju mund ta falënderoni mikun tuaj direkt nga kyçi juaj ose të klikoni butonin Play për të parë filmin nga një pajisje të lidhur me orën. Përveç kësaj, njoftimet nga rrjetet social do t’ju ofrojnë më shumë informacion duke përfshirë edhe imazhe. Kjo është e gjitha tani për tani.

Ne të gjithë do të dëshironim të shihnim më shumë ‘bashkëpunim’ mes pajisjeve Android dhe orëve inteligjente. Imagjinoni sikur të kontrolloni një film që po shihni nga kyçi juaj. Shpresojmë që ky opsion do të vijë së shpejti ,por tani për tani e vetmja gjë që mund të bëni është të shkarkoni përditësimin e ri nga Netflix. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>