Lajmet

Përditësimi i sistemit Blackberry 10.2 gati për përdoruesit gjatë kësaj jave

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
Përditësimi i sistemit Blackberry 10.2 gati për përdoruesit gjatë kësaj jave

Blackberry ka detajuar lançimin e versionit të përditësuar të sistemit operativ 10.2. Përditësimi do të aplikohet gjatë kësaj jave ndaj pajisjeve Blackberry Z10 ose Q10. Kjo periudhë kohore në fakt vlen vetëm për përdoruesit e këtyre pajisjeve në Afrikë, Lindjen e Mesme, Europën dhe Kanadanë. Në SHBA dhe në Amerikën Latine përditësimi do të shfaqet në dimër, rreth muajit nëntor, por ende nuk dihet data e saktë.

Në momentin që përditësimi do të jetë i disponueshëm, përdoruesit do të njoftohen me një mesazh në Blackberry Hub (Vendi ku shfaqen të gjitha mesazhet e llogarive të ndryshme). Përdoruesit munden gjithashtu të kontrollojnë manualisht duke u drejtuar tek System Settings dhe duke vizituar më pas seksionin Software Updates.

Blackberry ka përshkruar edhe disa prej karakteristikave kryesore të këtij versioni të përditësuar të sistemit. Lista e përditësimeve përfshin:

– Priority Hub (Sistemi mëson se cilat janë mesazhet më të rëndësishme të përdoruesit dhe i shfaq ato automatikisht në krye të Inbox-it)

– BBM Video with Natural Sound (Bisedat midis smartfonëve Blackberry tingëllojnë më të pastër dhe më natyralë)

– Blackberry Keyboard (Tastiera e smartfonit suporton sugjerime të personalizuara, auto-korrektimin)

– Shfaqja në ekran e mesazheve të BBM, SMS ose e-mailet pavarësisht se çfarë aplikacioni është duke u ekzekutuar nga përdoruesi.

– Përmirësim i Copy & Paste (Përmirësim i kontrollit të kursorit dhe selektim më i thjeshtë i tekstit)

– Shpërndarje më e thjeshtë dhe më e shpejtë e fotove ose dokumentave.

– Përmirësime të funksioneve të kalendarit

– Reply Now (Kur nuk kanë mundësi përdoruesit mund të përgjigjen ndaj telefonatave nëpërmjet BBM, SMS ose e-maileve , gjithashtu atyre do t’iu ofrohet një listë mesazhesh automatike ose mundësia për një shënim personal). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  20 vite kanë kaluar që kur "lindi" ky smartfon ikonik

blackberry_q10_z10-11

Lajmet e fundit>