Lajmet

Përditësimi i fundit i Windows 10-ës “tmerron” përdoruesit

Oct 6 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë përdoruesit e parë që kanë instaluar versionin e fundit të Windows 10-ës nuk po u besonin syve dhe vunë re diçka të pazakontë. Përditësimi i fundit i Windows 10-ës “tmerron” përdoruesit

Ditën e Marte zyrtarisht Microsoft nisi përditësimin e kompjuterëve me Windows 10 në versionin më të fundit të sistemit operativ, atë 1809, i cili quhet ndryshe Përditësimi i Tetorit 2018.

Megjithatë përdoruesit e parë që kanë instaluar versionin e fundit të Windows 10-ës nuk po u besonin syve dhe vunë re diçka të pazakontë.

Skedarët dhe të dhënat e tyre në direktoritë Documents dhe Pictures ishin fshirë.

Lajmi u përhap me shpejtë në Reddit dhe interneti tashmë po kërkon jo vetëm që të rikthejë versionin e kaluar të Windows 10-ës por edhe të dhënat e fshira.

Sipas të prekurve të skedarët që janë fshirë janë të parikuperueshme edhe me softuerë të specializuar.

Kompania lëshoi vetëm këtë deklaratë: “Microsoft është në dijeni të raporteve dhe po heton ngjarjen.”

A keni qenë ju një prej të prekurve? Na vini në dijeni. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>