Lajmet

Përditësimi Lumia Denim në Windows Phone po bëhet i disponueshëm në shkallë globale

Publikuar , 18 Dhjetor 2014
0
Përditësimi Lumia Denim në Windows Phone po bëhet i disponueshëm në shkallë globale

Lajmet më të fundit na vënë në dijeni se përditësimi Lumia Denim për telefonët Windows Phone 8.1 ka filluar të dërgohet në disa prej modeleve Lumia. Microsoft ka publikuar një faqe mbështetjeje për përditësimin Denim ku përdoruesit e telefonëve Lumia në Europë mund të kontrollojnë për vendin e tyre dhe modelin e tyre të telefonëve nëse ekziston një përditësim. Për momentin disa variante të Lumia 625, Lumia 520, Lumia 5Lumia_Denim_new_logo30 dhe Lumia 1320 po marrin përditësimin Lumia Denim në disa shtete të caktuara.

Microsoft kërkon që përdoruesit të jenë të durueshëm nëse akoma nuk kanë marrë njoftimin e përditësimit në telefonët e tyre. “Telefoni juaj do t’ju njoftojë sapo përditësimi të jetë i disponueshëm. Ne kërkojmë që ju të jeni të durueshëm sepse ky përditësim po lëshohet gradualisht në mbarë botën,” citon Microsoft. Pjesë e këtij përditësimi do të jenë 69 telefonë Lumia. Ju mund të kontrolloni në këtë faqe për të parë se kur përditësimi Lumia Denim do të jetë i disponueshëm për telefonin tuaj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bullgarët e Vivacom në negociata me OTE për blerjen e Telekom Albania

Lajmet e fundit>