Lajmet

Përditësimi më i ri i Android për HTC One X

Publikuar , 12 Gusht 2012
0
Përditësimi më i ri i Android për HTC One X

Kemi lajme të mira dhe të këqija për të ndarë me pëdoruesit e HTC One X sot.

Po fillojmë nga lajmi i mirë ku HTC deklaron se një përditësim në të do të përfshijë një version të Android dhë një përmirësim në ekperiencën Sense.

Por rrjedhimisht përdoruesit do të pyesnin, kush na qenka lajmi i keq?

Përditësimi nuk është një Android Jelly Bean (Android 4.1), thjesht një përmirësim i versionit të Ice Cream Sandwich (Android 4.0.4), megjithatë ajo sjell disa përmirësime të mira.

Në vënd të të gjitha përmirësimeve që Jelly Bean mund t’i ofrontë përdoruesve HTC One X, si fillim përditësimi i Android 4.0.4 supozohet të rrisë kapacitetin e kamerës, siç është balancimi i të bardhës dhe auto-fokusin e vazhdueshëm.

Ajo gjithashtu do të mundësojë aftësinë e funksionalitetit të menusë së hartës në çelësin e aplikacionit të fundit, do të rrisë stabilitetin e platformës dhe një ndarje më të mirë të kujtesës.

Gjithashtu më përditësimet e OTA (on the air) vjen dhe një tipar për lidhje (sign-on) për Facebook e cila punon në përtej aplikacioneve dhe shfletuesve, dhe përditësime të papërcaktuara për audion. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nga Galaxy S10 tek Galaxy Buds: Çdo gjë që Samsung prezantoi në aktivitetin Unpacked

Lajmet e fundit>