Softuer

Përditësimi për Windows Phone 7 mund të vonohet

Publikuar , 10 Mars 2011
0
Përditësimi për Windows Phone 7 mund të vonohet

Në shkurt të këtij viti, CEO i Microsoft, Steve Ballmer, deklaroi që përditësimi  i parë që do të përfshinte funksionin “cut-and-paste” dhe përmirësime në performancë, do të publikohej në fillim të marsit.

Por të mërkurën në një postim në blogun e faqes së Microsoft në gjuhën frënge, thuhej që përdoruesit presin të njoftohen për përditësimin në pjesën e dytë të muajit mars.

Mincrosoft nuk ka komentuar për këtë shtyerje eventuale, por disa burime anonime nga Microsoft thonë që përditësimi tani është planifikuar për datën 21 mars. Ndërsa si arsye e vonesës supozohet të jenë problemet që Microsoft kishte me përditësimin e parë, i cili parashihej të shpejtonte procesin e përditësimit. Kjo shkaktoi probleme tek disa celular të prodhuesit Samsung, të cilët u bën të papërdorshëm pas atij përditësimi. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Telegram i shtohen 3 milionë përdorues të rinj gjatë ndërprerjes së shërbimit të Facebook ditën e djeshme

Lajmet e fundit>