Lajmet

Përditësohet aplikacioni ChatOn me dy veçori të reja

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Përditësohet aplikacioni ChatOn me dy veçori të reja

googleplus_android_3-520x245ChatOn, aplikacioni i shkëmbimit të mesazheve i kompanisë Samsung, është përditësuar me dy veçori të reja. Tashmë aplikacioni të lejon të tërheqësh mesazhet e dërguara kur ia keni dërguar vetëm një individi edhe nëse është lexuar nga ana tjetër.

E gjitha që ju duhet të bëni është të mbani gishtin mbi mesazhin në ekranin e smartfonit tuaj që doni të largoni dhe do t’ju shfaqet një dritare e re ku ju duhet të përzgjidhni opsionin “Recall” (Tërheq) për të bërë të mundur largimin e mesazhit.

Versioni 3.5 i ChatOn gjithashtu mbështet shpërndarjen e të dhënave deri në 1GB dhe keni mundësi ta përdorni këtë avantazh vetëm 5 herë në ditë. Kjo padyshim do t’ju vijë në ndihmë në ndarjen e përmbajtjeve multimediale me miqtë tuaj. Ky aplikacion po ashtu ka rritur edhe kapacitetet e grupeve, ku mund të hyjnë deri në 1,001 vetë ndryshe nga 200 që ishte më parë.

Samsung pretendon se ChatOn ka 180 milion përdorues të regjistruar, dhe 100 milion i ka arritur shtatorin e vitit të kaluar. Aplikacioni vjen i instaluar në një gamë të gjerë pajisjesh Samsung, si dhe është edhe aplikacion më vete për iOS, Android, Windows Phone dhe më tepër platforma.

Mesa duket përditësimi i fundit është lëshuar vetëm për përdoruesit e pajisjeve Android për momentin, megjithëse pritet që ky përditësim të vijë gradualisht edhe në platformat e tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Policia Franceze rrezoi një botnet masiv kriptomonedhash dhe vrau 850,000 infektime në distancë

Tags >

ChatON
Lajmet e fundit>