Lajmet

Përditësohet aplikacioni Google Search për iOS

Publikuar , 14 Maj 2014
0
Përditësohet aplikacioni Google Search për iOS

141396453-786x305Google ka përditësuar aplikacionin për iOS Google Search me aftësinë për të bërë pyetje më zërin tuaj duke sjellë edhe disa përmirësime në Google Now. Tashmë ju mund të shkarkoni versionin e ri menjëherë nga Apple App Store. E para dhe më e përfolura është mundësia për të bërë pyetje më të zakonshme, kështu që tashmë me aplikacionin do të keni një bashkëbisedim më të “zgjuar”. Për të filluar prekni mbi ekran tek ikona e mikrofonit dhe thoni “Ok Google”. Tashmë ju mund të bëni pyetje të tilla si “Si do të jetë moti?” ose të bëni pyetje të tjera të ngjashme, pra kërkim informacioni.

Google Now tashmë do të fillojë të shfaqë artikujt më interesantë për çështjet tuaja të preferuara, udhëtimet tuaja të ardhshme, si dhe autorët dhe blogjet tuaja të preferuara. Gjithashtu ka marrë mbështetje edhe për sportet. Google gjithashtu premton rezultate më të bukura dhe më fluide të imazheve. E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja, aplikacioni tashmë është më i shpejt si komponenti Google Search ashtu dhe Google Now. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Divizioni i lojërave të Microsoft tashmë njihet si Xbox Studios

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>