Lajmet

Përditësohet aplikacionin Yahoo Mail me disa veçori të reja

Publikuar , 30 Prill 2014
0
Përditësohet aplikacionin Yahoo Mail me disa veçori të reja

79475887-786x305Yahoo ka përditësuar aplikacionin Yahoo Mail për iOS me disa veçori të reja që nuk kanë të bëjnë me e-mail-in. Ju mund të shkarkoni versionin e ri direkt nga Apple App Store. Aplikacioni i ri Yahoo Mail jo vetëm që tregon kutinë e mesazheve e-mail, por gjithashtu ka një panel të ri për Mail, News, dhe Today në fund të ekranit.

Asgjë nuk ka ndryshuar në pamjen e parë. Pamja e dytë tashmë ka një panel të personalizuar të pasuruar me lajme që tregojnë çdo gjë duke filluar nga Gossip deri tek lajmet politike. Pamja e tretë ofron një imazh të informacionit që juve u intereson ta shikoni çdo ditë përfshi Parashikimin e Motit, lajme nga të tretët si dhe rezultatet sportive dhe kursin e këmbimit valutor.

Në listën e ndryshimeve të reja në aplikacionin Yahoo Mail 3.0 nuk shfaqet asnjë informacion që tregon se janë shtuar funksione shtesë që nuk kanë të bëjnë me e-mail-in.

Lista e ndryshimeve :

– Përditësime me veçori të reja në iPhone iOS 7+. Aplikacionin Yahoo Mail tashmë është përmirësuar me lajmet, funksion kërkimi, dhe parashikimi i motit, rezultatet e ndeshjeve e kursi i këmbimit. Tashmë mund të aksesoni të gjithë informacionin që doni në një vend.

– Përmirësime të performancës.

– Rregullime të gabimeve.

Këto veçori të reja që ngjasojnë me një version të thjeshtuar të asaj çfarë ofrojnë Google Now dhe Bing, duket të jetë e kufizuar vetëm në SHBA. Si duket Yahoo ka vendosur të eksperimentojë me përdoruesit e saj në SHBA me aplikacionin Mail në vend që të përmirësonte motorin e kërkimit. (PCWorld Albania)

LEXO EDHE:  FlexPai, telefoni i parë në botë me ekran që paloset është realitet

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>