Lajmet

Përditësohet Blackberry Messenger, shtohen edhe tre veçori të reja

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Përditësohet Blackberry Messenger, shtohen edhe tre veçori të reja

bbm_androidSiç pritej, BlackBerry ka lëshuar versionin e ri të BBM (BlackBerry Messenger), duke shtuar mbështetje për dërgimin e të dhënave me madhësi më të mëdha, dhe ndarja e imazheve në bisedat me shumë individë. Nëse ju nuk e keni parë akoma këtë përditësim ju duhet të vëreni një njoftim që thotë se përditësimi “do të filloi të jetë gati për përdoruesit që nga kjo mbrëmje.”

Afishet janë mbase gjëja më e madhe e sjellë në këtë version, teksa lejon përdoruesit të shkarkojnë pako të ndryshme përmes aplikacionit BBM Shop dhe bën të mundur një mënyrë të re për monetizimin e platformës së shkëmbimit të mesazheve. Secila pako me afishe mban 20 deri në 25 të tilla, dhe kanë një përmbajtje të zhvilluar nga “artistë të talentuar”, lidhur me temat dhe karakteret. Pakot e këtyre afisheve ose janë falas ose kushtojnë 1.99 dollarë, dhe ju faturoheni përmes dyqanit të aplikacioneve të pajisjes.

[youtube id=”Mi1LfK9eOhQ”]

Përveç veçorisë që përmendëm më lart, përdoruesit e BBM tashmë mund të dërgojnë të dhëna deri në 16 MB në chat (një rritje prej 10 MB) si dhe të ndajnë foto në bisedat më individë të shumëfishtë. Imazhet do të dërgohen në bisedë që të mund të hapen në pamje të plotë të madhësisë së saj.

Kjo është lista zyrtare e ndryshimeve të Aplikacionit publikuar nga BlackBerry:

– Shtoni më shumë zbavitje bisedave tuaja në BBM me prezantimin e afisheve të reja të disponueshme nga BBM Shop

– Dërgoni të dhëna më të mëdha (deri në 16 MB në BlackBerry 10, Android dhe iPhone), kështu që keni mundësinë të ndani mes jush imazhe me kualitet më të lartë, video më të gjata dhe shtojca më të mëdha.

LEXO EDHE:  Microsoft "sjell" aplikacionet Android në Windows 10

– Ndani imazhet në bisedat me disa persona njëherësh duke e bërë më të lehtë dërgimin e një imazhi disa personave dhe të flisni rreth saj së bashku.

Që të siguroheni që do ta merrni këtë përditësim këto janë numrat më të fundit të versionit të sapo lëshuar: BBM 10.3.1 për Blackberry 10, BBM 8.2 për Blackberry OS, BBM 2.1 për Android dhe iOS.

Shkarkoni BBM për Blackberry | Android | iOS (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>