Biznes

Përditësohet blockchaini i Ethereum, reduktohet shpërblimi për gërmuesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Mars 2019
0
Ethereum, ashtu si kriptomonedhat e tjera, prodhohet kur gërmuesit zgjidhin ekuacionet matermatikore, një proces i kushtueshëm që kërkon sasi të mëdha energjie. Përditësohet blockchaini i Ethereum, reduktohet shpërblimi për gërmuesit

Ethereum, monedha e dytë kriptografike më e madhe në botë, ditën e Enjte kaloi nëpër një përditësim rrjeti për të cilin tregtuesit dhe analistët parashikojnë reduktim të furnizimit.

Përditësimi i rrjetit ethereum vjen për të reduktuar kostot dhe kompleksitetin e transaksioneve në blockchainin e tij.

I ashtuquajtur “hard fork” përditësimi në esencë do të krijojë një version të ri të softuerit blockchain duke reduktuar shpërblimin për gërmuesit të cilëve do tu duhet më shumë kohë dhe energji për prodhimin e monedhave të reja.

Një reduktim i furnizimit me ethereum mund të rrisë çmimin tek kriptomonedhat tjera. Lëvizjet e çmimeve mes kriptomonedhave janë të lidhura ngushtë. Një rënie gjashtë ditore e bitcoin erdhi edhe si rezultat i rënies së numrit të monedhave të reja ethereum.

Gjatë mbrëmjes të së Enjtes ethereum këmbehej 1.1% më shumë në 136 dolarë. Gjatë Shkurtit është rritur me 30% krahasuar me bitcoin me vetëm 12%.

Përditësimi Constandinople

Përditësimet e ethereum, të njohura ndryshe si “Constandinople” dhe “St. Petersburg” kanë hyrë në fuqi në orën 20:45 të mbrëmjes së kaluar sipas uebsajtit të analizës blockchain Amberdata.

Ethereum, ashtu si kriptomonedhat e tjera, prodhohet kur gërmuesit zgjidhin ekuacionet matematikore, një proces i kushtueshëm që kërkon sasi të mëdha energjie.

Gërmuesit fitojnë tre monedha me çdo bllok të përpunojnë. Përditësimi i fundit do të reduktojë shpërblimin në 2 monedha duke filluar nga blloku 7,280,000.

Një përditësim i ngjashëm i bitcoin në 2017-ën shkaktoi luhatje në mbarë tregun e kriptomonedhave, diçka që analistët thonë se nuk do të përsëritet me rastin e ethereum.

Në përditësimin e bitcoin pati mosmarrëveshje të mëdha që çuan në krijimin e monedhës rivale Bitcoin Cash e cila përdorte kodin e vjetër.

LEXO EDHE:  Chrome ka një plan për ta bërë shfletimin në ueb shumë më të shpejtë

Por konsensusi mes zhvilluesve të ethereum do të thotë se lindja e një monedhe rivale është pothuajse e pamundur sepse softueri përpara përditësimit nuk do të përdoret më.

Megjithatë ka pasur paqartësi në mesin e komunitetit dhe tregut se kur përditësimi do të vinte dhe cila do të vinte. Vlera e tregut e ethereum përllogaritet ë 14.6 miliardë dollarë nga 68 miliardë dollarë që vlerësohet bitcoin sipas CoinMarketCap.com. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>