Lajmet

Përditësohet Facebook Home për Android

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Përditësohet Facebook Home për Android

Facebook ka lançuar një përditësim të aplikacionit për Android ku ka vendosur të shtojë publikime të Flickr, Pinterest, Tumblr dhe Instagram në ndërfaqen kryesore të Facebook Home.

Shtimi i këtyre përmbajtjeve sociale është aplikuar për herë të parë në fillim të këtij muaji ndaj atyre personave që përdorin versionin beta të aplikacionit të kompanisë.

Facebook Home, softueri që nuk u mirëprit fillimisht si paketë, tashmë ofrohet në pjesë të ndara. Një prej pjesëve është ajo e ndërfaqes kryesore të smartfonit (lock screen) e njohur ndryshe edhe si Cover Feed.

Nëpërmjet saj përdoruesit kanë mundësi të përdorin një version të ri të faqes së publikimit të lajmeve (News Feed) i cili është panoramik dhe i përqendruar tek fotot. Përfshirja e publikimeve të rrjeteve të tjera sociale është një strategji e projektuar nga kompania për të hedhur poshtë kritikat.

Pavarësisht se mungesa e Twitter-it është e dukshme, shtimi në Facebook Home i Pinterest, Tumblr, Instagram dhe Flickr mund të shërbejë për të tërhequr më tepër përdorues të cilët fillimisht nuk e përkrahën këtë softuer.

Rrjeti socil është shprehur se ka në plan të shtojë akoma më tepër shërbime në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

flickr_on_fb

LEXO EDHE:  Aplikacioni i Facebook për fëmijët ka lejuar të huajt ti bashkohen bisedave

Lajmet e fundit>