Lajmet

Përditësohet Facebook Messenger për iOS, shtohen disa veçori të reja

Publikuar , 29 Prill 2014
0
Përditësohet Facebook Messenger për iOS, shtohen disa veçori të reja

facebook_messenger_iosFacebook gjatë të hënës përditësoi aplikacionin për iOS me disa veçori të reja. Ju mund të shkarkoni versionin e ri drejtpërdrejt nga dyqani App Store i Apple.

Ja të gjitha ndryshimet e përfshira në Facebook Messenger 5.0 për iOS:

-Më tepër mënyra për të dërguar mesazhe: Çdo gjë është përpara dhe në qendër, kështu që është më e lehtë të bëhet dërgimi i fotografive, porosive me zë dhe gjëra të tjera.

-Video: Dërgoni video nga incizimet e bëra me kamerë dhe kur të tjerët ju dërgojnë video, lëshojini ato brenda aplikacionit.

-Shpërndarje në çast e fotografive: Fotografoni dhe dërgojeni atë pamje me një prekje, pa pasur nevojë që të largoheni nga biseda.

-Shkurtesa për sticker-ët: Kur dikush ju dërgon një sticker, shtypeni atë dhe mbajeni për ta marrë atë në pakon tuaj.

-Kërkim i përmirësuar: Shkruani emrat e njerëzve dhe grupeve për t’i gjetur më shpejt.

-Arnime të tjera, duke përfshirë sticker dhe grupe.

Nëse keni Android dhe mund të doni që këto gjëra t’i kishit ju në dispozicion, mos u shqetësoni. Facebook na tregon që përditësimi është planifikuar që gjatë kësaj jave të vijë për platformën e Google. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Australia bëhet vendi i parë në botë që dënon me burg publikimin e përmbajtjeve të dhunshme në rrjetet sociale

Lajmet e fundit>