Lajmet

Përditësohet Firefox për Android me versionin 31

Publikuar , 23 Korrik 2014
0
Përditësohet Firefox për Android me versionin 31

Firefox-for-AndroidTeksa shumica e adhuruesve të Android preferojnë shfletuesin Chrome, të kesh opsione të tjera është gjithashtu një privilegj. Firefox për Android është një nga shfletuesit më popullor që vjen nga palët e treta në dyqanin e aplikacioneve të Android, Google Play Store, me një përditësim në version 31 që u bë objekt interesi këto ditë.

Çfarë kemi të re në këtë version? Të jemi të sinqertë, shumica e përmirësimeve janë të fshehura në sfond, por ka edhe disa veçori mjaft interesante. E para në listë qëndron mundësia për të riorganizuar panelet në ekranin fillestar të shfletuesit duke ju lejuar juve të modifikoni më tej ndërfaqen sipas pëlqimeve tuaja.

Një tjetër veçori shtesë që ju mund ta dalloni është mundësia për të rifreskuar manualisht tab-et e sinkronizuara. Kjo është bërë automatikisht në versionet e kaluara. Është e rëndësishme të përmendim se ky shfletues akoma nuk është optimizuar për platformën Android L. Në fakt ata që përdorin Android L Preview nuk munden të startojnë aplikacionin Firefox. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Vlera e Bitcoin ra me 500 dollarë në 5 minuta

Lajmet e fundit>