Softuer

Përditësohet Ford Sync, shtohen 10.000 komanda me zë

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Përditësohet Ford Sync, shtohen 10.000 komanda me zë

Modeli i radhës nga kompania Ford pritet të sjellë diçka që ka qenë endërr e shumë fëmijëve qysh prej viteve të 80-ta, përkatësisht komanda me zë për të bashkëvepruar me automjet (sikurse Michael Knight te KITT).

Ford së fundi ka përpunuar në detaje sistemin intelegjent Sync, që tani kontrollon çdo gjë prej kontrollit të klimës e deri tek zëri, me mbi 10.000 komanda të njohura me zë.

Sipas Brigitte Richardson, inxhiniere e njohjes së zërit pranë Ford, versioni origjinal i Sync ka përfshirë 100 komanda me zë, që zakonisht do të thotë se përdoruesit e rinj do të duhej të mbajn në mend terminologjinë e saktë që automjeti ta njoh atë.

Me përditësimin më të fundit, sistemi është avancuar që të njoh 10.000 komanda, duke shtuar një numër të komandave identik për të njëjtin funksion, në mënyrë që ngasësi të flas me automjetin në gjuhë të zakonshme apo natyrale.

Për shembull, kur bëhet jashtë ftohtë, ngasësi mund të lëshoj ngrohjen duke thënë “warmer” (më ngrohtë), “increase temp”apo “temp up” (për të rritur temperaturën).

Secila kategori bernda sistemi navigues tani gjithashtu njeh komanda me zë, duke i mundësuar ngasësit që me zë të kërkojë diçka të afërt, si pikë furnizuese me karburant dhe më pas sisetmi vetvetiu kërkon dhe e gjen si destinacion.

LEXO EDHE:  Slack ndërron logon pas ankesave të përdoruesve

Lajmet e fundit>