Lajmet

Përditësoni menjëherë shfletuesin Firefox

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Qershor 2019
0
Siguria e Coinbase dhe Samuel Grob i Projektit Google Zero raportuan problemin i cili fshihet tek manipulimi i objekteve Javascript për shkak të problemeve në “array.pop” tha Mozilla. Përditësoni menjëherë shfletuesin Firefox

Nëse keni Firefox në kompjuterin tuaj duhet ta përditësoni menjëherë. Mozilla lançoi përditësime sigurie në formën e Firefox 67.0.3 dhe Firefox ESR 60.7.1 të cilët adresojnë një problem kritik sigurie.

Kompania tha se ky problem sigurie po përdoret aktivisht nga hakerët për të marrë nën kontroll sisteme vulnerabël. Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturave të Sigurisë lëshoi një paralajmërim për të gjithë përdoruesit dhe administratorët e sistemeve të cilët duhet të veprojnë me shpejtësi për të përditësuar shfletuesin.

Siguria e Coinbase dhe Samuel Grob i Projektit Google Zero raportuan problemin i cili fshihet tek manipulimi i objekteve Javascript për shkak të problemeve në “array.pop” tha Mozilla.

Esencialisht sulmuesit mund të injektojnë kod në sistemet tuaja përmes uebsajteve të infektuara nëse i vizitoni me një version të pa përditësuar të Firefox. Përditësimin mund ta instaloni përmes lidhjeve të paraqitura mëposhtë: /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Spotify ka 87 milion abonentë me pagesë

Lajmet e fundit>