Analiza

Përdorimi i Internet Explorer bie nën 60 për qind

Publikuar , 04 Maj 2010
0
Përdorimi i Internet Explorer bie nën 60 për qind

Në vitin 1999, shfletuesi i Microsoft, Internet Explorer doli para NetScape dhe mori rreth 60 për qind të tregut të shfletimit, dhe tani sipas analizave më të reja, ky shfletues është duke u përdorur nga diku rreth 59.5 për qind e përdoruesve që shfletojnë internetin.

Firefoxi me kod të hapur i Mozilla-së, është bërë vërtetë një shfletues i popullarizuar me diku rreth 25 për qind të ueb shfletimit. Shfletuesi i Google, Chrome gjithashtu është në rritje duke arritur në gati 6.7 për qind, dhe Safari i Apple është në 4.72 për qind. Ndërsa e fundit është Opera, që ka arritur në 2.3 për qind të tregut.

Megjithëse Microsoft ende mban gati 60 për qind të tregut të shfletuesve, mund të pritet që rënie të vazhdojë gjatë viteve në vazhdim, por në rast se arrijnë të paraqesin një rival të denjë që mund të sfidojë Firefox, Chrome dhe shfletuesit tjerë që janë në ofertë, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh

Lajmet e fundit>