Analiza

Përdorimi i internetit fiks në Shqipëri nuk njeh pandemi

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shtator 2020
0
Rritje shënoi edhe numri i pajtimtarëve me akses në shërbime të integruara që ishin 275 mijë, një rritje me 5% krahasuar me tre muajt e parë të 2020. Përdorimi i internetit fiks në Shqipëri nuk njeh pandemi

Numri i pajtimarëve me akses në internet nga rrjetet fikse ishte 462 mijë në tre mujorin e dytë e të 2020-ës një rritje me 7.3% krahasuar me tre muajt e parë.

Rritje shënoi edhe numri i pajtimtarëve me akses në shërbime të integruara që ishin 275 mijë, një rritje me 5% krahasuar me tre muajt e parë të 2020.

38.8% e pajtimtarëve kanë paketa të trefishta telefoni, internet dhe TV ndërsa 32% kanë internet dhe telefon dhe 28% internet dhe televizor.

ALBtelecom dominon telefonin fikse me 174 mijë abonentë nga 236 mijë që janë në total ose 73% të tregut. Rivali më i afërt është Tring me afro 33 mijë pajtimtarë dhe ABCom me 9 mijë pajtimtarë.

ALBtelecom ka vijuar të rrisë pjesën e tregu në telefonin celulare që prej 2017.

Por situata nuk është e njëjta me internetin fiks ku konkurrenca është më e egër. Këtu ALBtelecom zotëron 28.9% të tregut me 133 mijë pajtimtarë, ndërsa rritja në tremujorin e dytë ka qenë minimale me vetëm 0.5%.

Rritje të madhe ka shënuar operatori kabllor ABCom tashmë prej thuajse një viti pjesë e Vodafone Albania. Me 86 mijë pajtimtarë ABCom pati rritje me 7.9% në tre mujorin e dytë të 2020.

Më pas tregu vijon me Tring me 55 mijë pajtimtarë, Abissnet me 41 mijë pajtimtarë, Digicom me 20 mijë pajtimtarë dhe Nisatel me 15 mijë pajtimtarë. Operatorët alternativë kanë së bashku 110 pajtimtarë.

Të gjithë operatorët kanë shënuar rritje gjatë këtij tremujori ndërsa pjesa e tregut e ALBtelecom ra me 6.4%.

Plot 275 mijë pajtimtarë kanë akses në shërbime të integruara, ku numri më i lartë është në shërbimin e trefishtë telefoni, internet dhe TV me 106 mijë pajtimarë, ndjekur nga telefoni fikse dhe internet 89 mijë pajtimtarë dhe internet dhe TV me rreth 78 mijë pajtimtarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gmail fut përdoruesit në telashe serioze