Biznes

Përdorimi i Microsoft Teams është rritur me 1,000% gjatë muajit Mars

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Prill 2020
0
Numri i përdoruesve që janë në kamër në video thirrje është dyfishuar që kur kriza nisi dhe Teams është rritur me 1,000%. Përdorimi i Microsoft Teams është rritur me 1,000% gjatë muajit Mars

Me pandeminë Covid-19 që detyroi miliona të punojnë nga shtëpia, nuk përbën surprizë të dëgjojmë rritje masive të përdorimit të aplikacioneve e shërbimeve si Zoom, Google Meet dhe Microsoft Teams.

Ditën e sotme Microsoft ofroi disa statistika përdorimi të Teams gjatë periudhës së izolimit. Më 16 Mars raportoi 900 milionë minuta takime në Teams gjatë një dite ndërsa tani thotë se kjo shifër ka shkuar 2.7 miliardë minuta.

Numri i përdoruesve që janë në kamër në video thirrje është dyfishuar që kur kriza nisi dhe Teams është rritur me 1,000%.

Microsoft tha se Teams është përdorur më së shumti në Norvegji dhe Holandë. Në këto vende 60% e thirrjeve ishin me video ndërsa në SHBA kjo shifër ishte 38%.

Koha e shpenzuar nga përdoruesit në Teams është rritur me një orë. Mbetet interesante për tu parë sesa do të ngelen sjellje të tilla edhe pas kalimit të pandemisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni 108-megapiksel i Xiaomi vjen në Evropë