Vëzhgim

Përdorni iPhone si modem pa tela në laptop

Publikuar , 22 Shkurt 2010
0
Përdorni iPhone si modem pa tela në laptop

Edhe pse telefoni i mençur i Apple ofron përvojën e shkëlqyeshme të shfletimit mobil në internet, ekrani i vogël dhe kontrollet e ndjeshme në prekje nuk mund të krahasohen me ekranet e mëdhenj dhe shpejtësinë e shkrimit me tastierë të laptopit (të mos harrojmë të përmendim edhe përparësi si përshtatja me Flash, ruajtja e faqeve dhe shfletimi nëpër fusha).

Kështu që herën tjetër kur do të mbeteni pa rrjet Wi-Fi (por sinjali 3G është mjaft i fortë), do t’ju duhet të instaloni iPhone Modem 2 nga Addition (find.pcworld.com/62515; falas për ta provuar, licenca e plotë kushton 10$). Fatkeqësisht, Apple po e vendos në kontradiktë aplikacionin me Rregulloret e App Store, kështu që softueri është në dispozicion vetëm për iPhone të zhbllokuar me Cydia. Ja një udhëzim i shpejtë.

Caveat: Zhbllokimi i telefonit tuaj hap një botë të tërë me mundësi, përfshirë mundësinë e përdorimit të disa aplikacioneve të bllokuara në App Store. Por keni parasysh që zhbllokimi i iPhone tuaj është një territor i errët ligjor; mbart në vetvete rrezikun e problemeve të ndryshme dhe shmang garancinë që keni për iPhone, kështu që veprimet e ndërmarra janë të rrezikshme. Shumë lehtë mund ta ktheni pajisjen tuaj në gjendjen origjinale duke përdorur opsionin ‘Restore’ në iTunes, por kjo fshin njëkohësisht të gjitha ndërhyrjet e bëra me procesin e zhbllokimit.

1. Zhbllokoni iPhone tuaj: Shkarkoni dhe instaloni QuickPwn (find.pcworld.com/62512), një aplikacion i lehtë zhbllokimi për Windows dhe Mac (versioni i fundit punon me iPhone OS 2.2.1). Lançoni programin dhe ndiqni udhëzimet me shumë kujdes!
2. Instaloni Phone Modem nga Addition: QuickPwn instalon një aplikacion në telefonin tuaj, të quajtur Cydia, që është një dyqan online për aplikacione të cilat Apple vendos të mos i publikojë në App Store (ose që programuesit nuk dëshirojnë t’i publikojnë përmes Apple). Hapni Cydia, kërkoni ‘iPhoneModem by Addition’ dhe instalojeni. Kini parasysh se e vetmja mënyrë për të fshirë aplikacionet në Cydia është funksioni Cydia Manage Sources. Tani shkarkoni dhe instaloni aplikacionin ndihmues iPhone Modem (find.pcworld.com/62515) në laptopin tuaj dhe pothuajse jeni gati.
3. Rregullojeni rrjetin: Hapeni aplikacionin ndihmues dhe klikoni Connect. Aplikacioni ndihmues krijon një rrjet pa tela ad hoc, në të cilin mund të lidheni përmes iPhone. Në fillim do të krijohet një rrjet i quajtur iPhone Modem, i cili nuk do të ketë fjalëkalim (mund ta ndryshoni këtë në Preferences të aplikacionit ndihmues). Tani hapni Settings tek iPhone dhe klikoni Wi-Fi. Sigurohuni që Wi-Fi është i aktivizuar dhe zgjidhni rrjetin ‘iPhone Modem’ (ose sido që ta quani). Shkruani fjalëkalimin, nëse keni caktuar ndonjë. Hapni aplikacionin Modem në iPhone dhe gjithçka tjetër do të konfigurohet automatikisht. Pas disa momentesh, aplikacioni ndihmues dhe aplikacioni në iPhone do të konfirmojë se lidhja është bërë me sukses dhe mund të shfletoni nëpër internet me komfortin e laptopit!

Të metat

Edhe pse rrjeti 3G duket shumë i shpejtë në telefon, në laptop duket i ngadalshëm. Në të njëjtën kohë, shumica e shfletuesve, por jo të gjithë, përkrahin rrjetin 3G. Edhe ashtu, për të gjitha qëllimet e zakonshme, ky opsion do të jetë i pranueshëm.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>