Lajmet

Përdoruesi i Airbnb tmerrohet pasi gjen një kamër në routerin e një apartamenti

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Maj 2019
0
Ai tha se nuk e kishte takuar kurrë pronarin e apartamentit dhe kishte komunikuar me të vetëm në median sociale. Kishte paguar 200 dollarë për tre netë që kishte qëndruar. Përdoruesi i Airbnb tmerrohet pasi gjen një kamër në routerin e një apartamenti

Një burrë i cili mori me qira një apartament në Airbnb në Kinë u shokua kur pa se një kamër fshihej në routerin e internetit në dhomën e gjumit.

Njeriu i cili kishte punuar si eksperti sigurie në IT, kishte qëndruar në banesë një natë së bashku me miqtë përpara se të zbulonte diçka të pazakontë.

Ai gjeti një sensor lëvizjesh instaluar në hyrje të banesës dhe dy të tjerë në secilën prej dhomave të gjumit. Pasi kontrolloi detektorët e duhan pirjes dhe të televizorit kërkoi për routerin dhe gjeti një lente kamere të fshehur në të sikur të ishte një prej llampave të tij.

Duke parë fotot të routerit origjinal online, njeriu dyshoi se routeri Wi-Fi ishte modifikuar. Ai e hapi pajisjen dhe brenda routerit jo vetëm që ishte fshehur një kamër por edhe një kartë memorie. Ai menjëherë telefonoi policinë.

Ai tha se nuk e kishte takuar kurrë pronarin e apartamentit dhe kishte komunikuar me të vetëm në median sociale. Kishte paguar 200 dollarë për tre netë që kishte qëndruar.

Pronari i apartamentit u dënua me gjobë prej 50 dollarë dhe 20 ditë burg për shkelje të privatësisë. Airbnb ka kërkuar falje për incidentin dhe përjashtuar apartamentit e tij nga platforma online. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia pranë debutimin të serive të re të grafikave GeForce

Tags >

Airbnb
Lajmet e fundit>