Lajmet

Përdoruesit do të mund të dërgojnë bakshish me bitcoin në Twitter

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shtator 2021
Hulumtuesi dhe zhvilluesi i aplikacioneve Alessandro Paluzzi shpërndau një screenshot në Twitter duke sugjeruar s ekompania po punon në një funksionalitet të tillë. Përdoruesit do të mund të dërgojnë bakshish me bitcoin në Twitter

Keni parë ndonjëherë një cicërimë për të cilën do të ishit të gatshëm ti jepnit një bakshish? Rrjeti social Twitter deri më sot ka ofruar mundësinë për të dërguar para tek përdoruesit e tjerë, por së shpejti do të jetë e mundur dërgimi i bitcoin.

Hulumtuesi dhe zhvilluesi i aplikacioneve Alessandro Paluzzi shpërndau një screenshot në Twitter duke sugjeruar se kompania po punon në një funksionalitet të tillë.

Twitter do të përdorë Strike për të gjeneruar fatura në bitcoin. Ndërsa do të shfryrëzojë Lightning Network për ti bërë transfertat më të shpejta me tarifa më të ulëta sesa rrjeti kryesor i bitcoin.

Një ekzekutiv i Twitter la një koment në cicërimën e Paluzzi, dy emoji një simbol vetëtime dhe një simbol tjetër “së shpejti.” Është një tregues i qartë se diçka është në zhvillim.

Megjithatë nuk do të përbënte surprizë duke qenë se CEO i Twitter Jack Dorsey është një nga zërat më të fortë në mbështetje të bitcoin. Në Korrik ai thoshte se kriptomonedha mund të sjellë paqen në botë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter përmirëson ndjeshëm cilësinë e videove

Tags >

Twitter