Lajmet

Përdoruesit do të paguajnë parkingun dhe biletat e transportit pa u larguar nga aplikacioni Google Maps

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shkurt 2021
Megjithatë është sfiduar nga aplikacionet e rezervimit të taksive si Uber dhe Lyft të cilët gjithashtu po ofrojnë shërbime të ngjashme në aplikacionet e tyre. Përdoruesit do të paguajnë parkingun dhe biletat e transportit pa u larguar nga aplikacioni Google Maps

Aplikacioni Google Maps do të shtojë një funksion ri shumë të dobishëm i cili bën të mundur të paguani parkimin ose të blini një biletë autobuzi.

Për këtë ka integruar dy shërbime të pagesave të parkingut në aplikacion si Passport dhe ParkMobile. Megjithatë ky shërbim fillimisht ofrohet vetëm në Shtetet e Bashkuara ndërsa në një të ardhme të afërt të ofrohet edhe për 80 sisteme tranzit në mbarë botën tha Google.

Është funksioni më i fundit që vjen në Google Maps për ta bërë aplikacionin më miqësor për njerëzit që udhëtojnë shpesh. Megjithatë është sfiduar nga aplikacionet e rezervimit të taksive si Uber dhe Lyft të cilët gjithashtu po ofrojnë shërbime të ngjashme në aplikacionet e tyre.

Përdoruesit do të mund të paguajnë biletat për 80 shërbime tranzit në mbarë botën pa u larguar fare nga aplikacioni. Është një funksion i ngjashëm me atë që ofron Apple në iPhone përmes opsionit Expres Transit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të hapni Chrome me një komandë në tastierë