Lajmet

Përdoruesit e Android duhet të fshijnë këto 15 aplikacione të rrezikshme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Tetor 2019
0
15 programet janë të disponueshme përmes Google Play Store dhe përmbajnë softuerë të dëmshëm thanë ekspertët e Sophos. Përdoruesit e Android duhet të fshijnë këto 15 aplikacione të rrezikshme

Përdoruesve të Android u është kërkuar të fshijnë 15 aplikacione sepse rrezikohen nga vjedhja e të dhënave.

15 programet janë të disponueshme përmes Google Play Store dhe përmbajnë softuerë të dëmshëm thanë ekspertët e Sophos.

Disa aplikacione arrijnë të fshehin vetveten duke shmangur gjurmimin. Shumica e tyre janë irritues duke bllokuar ekranin e telefonit me reklama të mëdha.

Edhe pse janë hequr nga Play Store, ata janë instaluar në mëse 1.3 milionë pajisje.

Aplikacionet janë:

  1. Flash On Calls & Messages
  2. Read QR Code
  3. Imagine Magic
  4. Generate Elves
  5. Savexpense
  6. QR Artifact
  7. Find Your Phone : Whistle
  8. Scavenger – – – speed guard
  9. Auto Cut Out Pro
  10. Background Cut Out
  11. Photo Background
  12. ImageProcessing
  13. Background Cut Out New
  14. Auto Cut Out

Një prej aplikacioneve quajtur Flash On Calls & Messages, shfaq një mesazhe të rremë gabimi dhe më pas ju çon në Google Maps në Play Store duke ju bërë të mendoni se ky i fundit e ka fajin për problemet.

Një zëdhënës i Sophos kërkoi që përdoruesit Android ti heqin sa më parë këto aplikacione. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfletimi pa reklama do të bëhet shumë më i shpejtë

Lajmet e fundit>