Lajmet

Përdoruesit e Android në Evropë mund të zgjedhin cilin motor kërkimi duan të përdorin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Gusht 2019
0
Përveç gjobës Google ka rënë dakord që tu japë përdoruesve Android një listë shfletuesish dhe motorësh kërkimi për të përzgjedhur atë që duan. Përdoruesit e Android në Evropë mund të zgjedhin cilin motor kërkimi duan të përdorin

Pas gjobës multi-miliardëshe të Bashkimit Evropian, Google shpjegoi ditën e sotme planet për të ofruar një listë motorësh kërkimi prej të cilëve duhet të përzgjedhin përdoruesit e Android në Evropë.

Nga viti i ardhshëm kjo listë motorësh do të shfaqet tek të gjitha pajisje Android në Evropë. Eventualisht përdoruesit mund të zgjedhin motorin e tyre të kërkimi dhe shfletuesin për pajisjen që kanë nën përdorim.

Megjithatë Google nuk ka humbur shansin të fitojë para edhe nga ky rast. Pas një hetimi të gjatë, vitin e kaluar Komisioni Evropian gjobiti Google me 4.34 miliardë euro për abuzimin me pozitat dominuese në treg.

Komisioni gjeti se kompania ka detyruar prodhuesit e telefonëve Android të instalojnë Chrome dhe Google si shfletues dhe motorë kryesorë kërkimi në pajisjet Android.

Përveç gjobës Google ka rënë dakord që tu japë përdoruesve Android një listë shfletuesish dhe motorësh kërkimi për të përzgjedhur atë që duan.

Opsione do të variojnë sipas rajoneve. Krahas Google Search përdoruesve të Android në Evropë do tu jepen edhe tre opsione të tjera në secilin vend. Këto opsione do të përzgjidhen me proces tenderimi ku të interesuarit duhet të njoftojnë Google sesa janë të gatshëm të paguajnë nëse një përdorues zgjedh opsionin e tyre.

Tre ofertuesit më të mëdhenj në secilin vend Evropian do të shfaqen si opsionet kryesore. Google do të pranojë ofertat nga motorët e tjerë të kërkimit deri më 13 Shtator. Lista finale për secilin vend Evropian do të publikohet më 31 Tetor ndërsa të debutojnë në fillim të 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pasi e quajti mashtrim, bosi i një prej bankave më të mëdha në botë thotë se nuk i plas fare për Bitcoinin

Tags >

Google
Lajmet e fundit>