Lajmet

Përdoruesit e BlackBerry sërish përjetojnë probleme

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Përdoruesit e BlackBerry sërish përjetojnë probleme

Përdoruesit e BlackBerry janë duke përjetuar sërish telashe për të shikuar email dhe BBM, pasi që edhe gjatë ditës së hënë për 20 orë me radhë pati telashe dhe pengesa në të njëjtën fushë. 

RIM, kompania kanadeze prapa BlackBerry ka raportuar më herët gjatë ditës së sotme se problemi që ka shkaktuar dështimin e shërbimeve kryesore është rregulluar, por kjo nuk ka ndalur përdoruesit që t’i kthehen Twitter’it për të cicëruar frustrimet e tyre me sistemin.

Dështimi më i fundit, që ka goditur përdoruesit rreth orës 1 PM ka prekur pajisje BlackBerry përgjatë tregjeve të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, ku që të gjitha shërbehen përmes qendrës primare të RIM me lokacion në Slough, Berkshire. Më herët gjatë ditës RIM ka cicëruar zyrtarisht se “Shërbimet e BlackBerry janë rregulluar”.

“Situata e tanishme nuk është aspak e mirë për RIM. Ata kanë përjetuar disa kritika të mëdha gjatë muajve të fundit dhe disa biznesmen e shohin këtë si arsye të mirë për të rshikuar mundësitë që punëtorët të kenë më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e telefonave të tyre” tha Malik Saadi, Analist udhëheqës pranë Informa Telecoms and Media.

“Nëse RIM nuk zgjedh problemin përfundimisht, rezultatet mund të jenë fatale për këtë kompani që veçse ka shkaktuar dëshpërime” përfundoi ai. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tani e tutje mendohuni dy herë përpara se të ngacmoni dikë në Instagram

Lajmet e fundit>