Një bursë e madhe e kriptomonedhave gabimisht ka dërguar 125 mijë përdoruesve një e-mail se verifikimi i tyre me dy faktorë është ndryshuar.
Coinbase tha se e-mail-et e dërguara nuk ishin rezultat si një sulmi kibernetik. Verifikimi me dy faktorë kërkon që përdoruesit të vendosin informacion, siç është një kod me tekst, krahas fjalëkalimit.
E-mail-et shkaktuan alarm tek shumë përdorues të cilët u frikësuan se llogaritë e tyre mund të jenë hakuar. Në shumicën e rasteve vetëm dikush që ka akses në llogarinë e tyre mund të ndryshojë verifikimin me dy faktorë.
Yesterday, from 1:45pm PST to 3:07pm PST, Coinbase sent roughly 125,000 customers erroneous notifications that their 2FA settings had changed.
— Coinbase 🔜 #CoinBeastSweepstakes (@coinbase) August 28, 2021
Kompania tha se gabimi kishte ndodhur për shkak të një problemi me sistemin e njoftimeve. Coinbase kërkoi falje në median sociale.
Një postim në Reddit sugjeronte se kompania ka shpërblyer të prekurit me 100 dollarë në bitcoin. Platforma ka 68 milionë përdorues të regjistruar. /PCWorld Albanian