Lajmet

Përdoruesit e Coinbase mund të blejnë kriptomonedha me PayPal

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Prill 2021
Për të përdorur opsionin e ri përdoruesit duhet të shtojnë PayPal si opsion pagese. Blerjet me PayPal janë të kufizuara në 25 mijë dollarë në ditë ose 0.46 Bitcoin. Përdoruesit e Coinbase mund të blejnë kriptomonedha me PayPal

Coinbase shtoi ditën e Enjte opsionin për të blerë kriptomonedha për të gjithë përdoruesit që kanë një llogari PayPal në SHBA.

Funksioni do të mirëpritet nga ata përdorues të cilët  nuk duan të japin llogaritë e tyre bankare apo informacionet e kartave të kreditit.

Për të përdorur opsionin e ri përdoruesit duhet të shtojnë PayPal si opsion pagese. Blerjet me PayPal janë të kufizuara në 25 mijë dollarë në ditë ose 0.46 Bitcoin.

Kartat e kreditit ose debitit të lidhura me PayPal mund të përdoren për të blerë kriptomonedha gjithashtu.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të PayPal për të adoptuar kriptomonedhat. Në Nëntor të vitit të kaluar kompania filloi të lejonte përdoruesit në SHBA të blejnë, shesin dhe mbajnë kriptomonedha direkt nga llogaritë e tyre në PayPal. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  PayPal bëhet kompania e radhës e teknologjisë që shkurton stafin