Lajmet

Përdoruesit e Gmail mund të realizojnë thirrje audio dhe video

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Dhjetor 2021
Edhe më përpara ka qenë e mundur realizimi i thirrjeve në aplikacionin Gmail por që nevojitej dërgimi i një ftese tek Google Meet. Përdoruesit e Gmail mund të realizojnë thirrje audio dhe video

Nga dita e sotme Google tha se aplikacioni Gmail do të ofrojë thirrje zanore dhe video në aplikacionin Gmail në iOS dhe Android.

Funksionaliteti i lançuar në Shtator, debutoi në Dhjetor për të gjithë përdoruesit e Google Workspace, G Suite dhe llogaritë personale të Google.

Edhe më përpara ka qenë e mundur realizimi i thirrjeve në aplikacionin Gmail por që nevojitej dërgimi i një ftese tek Google Meet.

Tani e tutje dy ikona të thjeshta do të ofrohen për thirrjet audio dhe video. Është një opsion i thjeshtë por që shkon drejt synimit të Google për ta bërë Gmail një hapësirë qendrore për komunikim.

Madje përdoruesit do të drejtohen tek Gmail edhe nëse fillojnë një thirrje në aplikacionin Google Chat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kamerat e smartfonëve Xiaomi do të përmirësohen ndjeshëm falë një partneriteti të ri