Lajmet

Përdoruesit e Google Docs goditen nga sulme me metoda peshkimi

Publikuar , 04 Maj 2017
0
Mashtrimi vinte përmes Google Docs, një shërbim nëpërmjet të cilit përdoruesit ndajnë dhe editojnë dokumente online. Përdoruesit e Google Docs goditen nga sulme me metoda peshkimi

Google tha se ka parandaluar një sulm me metoda peshkimi i cili kishte shënjestruar miliona konsumatorë.

Mashtrimi vinte përmes Google Docs, një shërbim nëpërmjet të cilit përdoruesit ndajnë dhe editojnë dokumente online.

Përdoruesit morën disa e-mail-e të cilët përmbanin një Google Doc të supozuar duke ftuar marrësin të hapen dokumentit. Ai shoqërohej nga një buton “Open in Docs.”

Në të vërtetë kjo dërgonte përdoruesit tek një aplikacion i cili kërkonte leje për tu qasur në llogarinë e Gmail-it.

Google lajmëroi se kishte ndërhyrë dhe neutralizuar sulmin brenda një ore dhe hequr faqet dhe aplikacionet mashtruese.

Muajin e kaluar Trend Micro tha se një grup Rus hakerash i njohur si Fancy Bear po përdorte sulme të ngjashme me metoda peshkimi. Por ekspertët e sigurisë thonë se ka gjasa që të mos ketë qenë Fancy Bear pjesë e sulmi të së Martes në Google Docs.

U publikuan dhjetëra cicërima në Twitter nga përdorues përfshirë edhe gazetarë të cilët kishin marrë e-mail-in në fjalë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp shton një opsion që ju shpëton nga grupet e padëshiruara

Lajmet e fundit>