Lajmet

Përdoruesit e Instagram mund të fiksojnë foto dhe video në krye të listës së postimeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Qershor 2022
Funksioni vjen në një kohë kur Instagram dhe Facebook po pasurohen me funksione të reja për formatin e Reels. Tani përdoruesit mund të shtojnë afisha interaktive ndërsa Meta i ka bërë Reels deri në 90 sekonda. Përdoruesit e Instagram mund të fiksojnë foto dhe video në krye të listës së postimeve

Pas një testimi në muajin Prill, Instagram filloi të lançojë ditën e sotme ngjitjen e postimeve si një mënyrë ku të tjerë që vizitojnë profilet tuaja shohin të parat postimet që ju i konsideron më të rëndësishme.

Përdoruesit do të mund të tregojnë deri në tre përmbajtje. Për të fiksuar një postim në krye të postimeve të tjera klikoni ikonën me tre pika në postimet individuale dhe më pas përzgjidhni “pin to your profile”.

Funksioni vjen në një kohë kur Instagram dhe Facebook po pasurohen me funksione të reja për formatin e Reels. Tani përdoruesit mund të shtojnë afisha interaktive ndërsa Meta i ka bërë Reels deri në 90 sekonda.

Duke folur për ndryshimet, Instagram tha se krijuesit e kanë më të lehtë të krijojnë ura komunikuese me ndjekësit si dhe të reklamojnë punën e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me Multi-Device WhatsApp në kompjuter funksionon në mënyrë të pavarur nga telefoni