Lajmet

Përdoruesit e Instagram mund të fshehin numrin e pëlqimeve që marrin postimet

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Maj 2021
Në testimet dhe hulumtimin e Instagram u pa se heqja e postimeve ka pasur impakt të vogël mbi sjelljen e përdoruesve. Përdoruesit e Instagram mund të fshehin numrin e pëlqimeve që marrin postimet

Instagram do tju ofrojë përdoruesve opsionin për të fshehur numrin e pëlqimeve të cilat ata marrin në postimet e tyre.

Rrjetin social kështu kërkon të ulë presionin mbi njerëzit në platformë. Përdoruesit me këtë funksion të aktivizuar do të shohim emrin e një përdoruesi i cili ka pëlqyer postimin shoqëruar nga “të tjerë” në vend të numrit të pëlqimeve.

Mjeti është testuar në disa vende të botës që prej 2019-ës por tani po lançohet në mbarë botën.

Në testimet dhe hulumtimin e Instagram u pa se heqja e postimeve ka pasur impakt të vogël mbi sjelljen e përdoruesve.

Për të aktivizuar këtë funksion duhet të veproni si mëposhtë:

  1. Shkoni në Settings
  2. Hyni në seksionin e ri “Posts”
  3. Përzgjidhni opsionin “Hide Like and View Counts.”

Edhe nëse një përdorues lejon shikimin e numrit të pëlqimeve, ata nuk shohin dot numrin e pëlqimeve të të tjerëve nëse i kanë fshehur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  BMW prezanton veturën e parë elektrike për masat