Harduer

Përdoruesit e iPhone mund të kursejnë deri në 300 dollarë nëse blejnë një Galaxy S10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2019
0
Ata që kanë një iPhone 8 do të kursejnë deri në 300 dollarë me një Galaxy S10 të re. Edhe ato që kanë iPhone 7 kursejnë 250 dollarë. Përdoruesit e iPhone mund të kursejnë deri në 300 dollarë nëse blejnë një Galaxy S10

Galaxy S10 u prezantua javën e kaluar për botën. Flagshipi i ri erdhi së bashku me modelin buxhetor S10e dhe S10 Plus i cili është modeli më i shtrenjtë.

Me gjithë funksionet e reja të avancuara, ekranet pa kornizë, këto pajisje ofrojnë mjaftueshëm sa për të tërhequr përdorues të rinj.

Firma Koreane sapo lançoi faqen e porosive të telefonëve duke ofruar ulje çmimesh serioze nëse këmbeni telefonin e vjetër sidomos nëse ka një logo të Apple.

Ata që kanë një iPhone 8 do të kursejnë deri në 300 dollarë me një Galaxy S10 të re. Edhe ato që kanë iPhone 7 kursejnë 250 dollarë me telefonin e fundit të Samsung.

Së fundi me një iPhone 6 kurseni 100 dollarë. Gjithashtu ata që blejnë një model Galaxy S10 në ditët e para, përfitojnë kufjet wireless Galaxy Buds falas.

Këto kufje vinë me karikim wireless dhe madje mund të karikohen edhe nga vetë Galaxy S10 thjeshtë duke i vendosur mbi pjesën e pasme të tij.

Funksione të tjera janë skaneri i shenjave të gishtërinjve nën ekran, procesori i shpejtë dhe tre kamera të pasme.

Porositë për Galaxy S10 do të vazhdojnë deri më datën 8 Mars kur telefoni do të godasë edhe dyqanet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kostoja e SSD sot më e përballueshme falë Samsung

Lajmet e fundit>