Harduer

Përdoruesit e iPhone XS dhe XS Max raportojnë probleme me sinjalin Wi-Fi

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Teoritë e përdoruesve kanë shkuar nga shpjegimet e thjeshta si mbingarkimi i rrjeteve deri tek problemet më serioze të harduerit duke i bërë jehonë skandalit "Antenna-gate" që rrënoi iPhone 4 në nisje. Përdoruesit e iPhone XS dhe XS Max raportojnë probleme me sinjalin Wi-Fi Photo Source: Reuters

Disa përdorues të cilët kanë marrë një iPhone XS dhe iPhone XS Max gjatë fundjavës kanë raportuar probleme me  Wi-Fi dhe shpejtësi më të ngadalta kur krahasojnë telefonat e tyre të rinj me modelet e tyre më të vjetra.

Sipas përdoruesve në forumin e mbështetjes të Apple, forumet e MacRumors, dhe Reddit, çështja duket të jetë e përhapur në të gjithë vendin dhe nuk është e kufizuar në ndonjë shpërndarës të veçantë.

Kjo është një çështje acaruese, sidomos duke pasur parasysh se sipas testeve të të dhënave të kryera nga SpeedSmart, iPhone XS konsiderohet të ketë një shpejtësi më të lartë të të dhënave në Wi-Fi dhe LTE krahasuar me iPhone X.

Ekziston edhe një linjë e re antenash që shkon përgjatë pjesës fundore të telefonit, e cila duhet të kishte ndihmuar në këtë pjesë.

Teoritë e përdoruesve kanë shkuar nga shpjegimet e thjeshta si mbingarkimi i rrjeteve deri tek problemet më serioze të harduerit duke i bërë jehonë skandalit “Antenna-gate” që rrënoi iPhone 4 në nisje.

Tani për tani, përdoruesit janë duke pritur për një përditësim të softuerit që shpresohet se do të zgjidhë çështjen. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>