Lajmet

Përdoruesit e Nokia Lumia 620 dhe 720 në Shqipëri po marrin përditësimin Lumia Denim

Publikuar , 26 Dhjetor 2014
0
Përdoruesit e Nokia Lumia 620 dhe 720 në Shqipëri po marrin përditësimin Lumia Denim

lumia-denim-735-greenJavën e shkuar Microsoft filloi të dërgonte në telefonët Lumia përditësimin Denim në disa rajone në gjithë botën. Atë ditë ne ju lajmëruam për telefonët Lumia që po merrnin përditësimin në Europë, Azi, Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Pas disa ditësh vendosëm të kontrollonim edhe njëherë faqen e suportit të përditësimit për të parë nëse kishim diçka të re. Sigurisht që vumë re disa ndryshime në këtë listë e cila është zgjeruar më tej në modelet Lumia.

Ajo që është më e rëndësishme, tashmë të gjithë shqiptarët që zotërojnë një smartfon Nokia Lumia 620 dhe Lumia 720 në telefonët e tyre do të jetë shfaqur njoftimi i përditësimit. Keni kujdes që kur përditësimi të jetë për tu instaluar i gatshëm, është e rekomanduar që në telefon të ketë hapësirë të lirë të paktën 700 MB.

Sigurisht që përditësimi Lumia Denim në ditët në vazhdim do të jetë i disponueshëm edhe në telefonët e tjerë dhe ne do ju njoftojmë sapo të kemi një listë të re. Të gjithë telefonët Lumia që po marrin përditësimin Lumia Denim në Europë do të mund ti gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni 99 eurosh i Nokia ka ekran masiv

Lajmet e fundit>